Ministria e Administratës Publike dhe Agjencia Kundër Korrupsionit, me mbështetje të UNDP-së në Kosovë, organizojnë tryezë të rrumbullakët për Institucionalizimin e Planifikimit të Integritetit në Kosovë.
Ministri Mahir Yagcilar ka se plani i integritetit shërben si mjet për parandalimin e dukurive jo të mira në një institucion të caktuar, raporton Arbresh.info.
“Kjo duhet të bëhet pjesë e planit të punës sonë. Rëndësia e tillë na obligon të shkojmë një hap më tutje ku ky planifikim të bëhet pjesë e infrastrukturës ligjorë në institucione. Mënyra më e qëlluar është plotësim ndryshim i legjislacionit që ka të bëjë me fushën e korrupsionit, përcaktimi i një institucioni si agjencioni kundër korrupsionit për mbikëqyrjen e këtij planifikimi”, ka thënë ai.
Kryetari i Agjencisë kundër Korrupsionit, Shaip Havolli ka thënë se ka probleme me kornizën ligjore dhe se duhet të jetë unike për të gjitha institucionet që e kanëë të hartuar planin e integritetit.
“Si Agjenci rekomandojmë që kjo çështje të hartohet në mënyyrë ligjore dhe me procedura. Duhet të jenë unike edhe afatet kohore, dhe deri më tani kam par që plani ka afat tre vjeçar. Ne si Agjenci kemi para të arsyeshme që ky plan të monitorohet nga Agjencia ati korrupsion”, ka thënë ai duke shtuar se Agjensia ka shpreh vullnet që ta monitorojë.
Andrew Russell koordinator i OBK-së ka thënë se planifikimi i inigritetit kërkon shumë kohë.
“Duhet të luftohet nepotizmi, konflikti i interesit, madje edhe përcpetimi për luftimin e korrupsionit. Kemi punuar deri më tani em 18 komuna dhe i kemi mbështetur ato. Shumë institucione si Policia, Kuvendi, administrata Publike, komunat e shumë tjera kanë bashkëpunuar me këtë por një rast më i rëndësishëm është transparenca e institucioneve që duhet të jenë llogaridhënie. Ndërsa duhet të falenderojmë edhe lidershipin sepse ata mundohen të luftojnë korrupsionin por ka edhe pjesë të tyre që akuzohen për korrupsion, por ne do të ju mbështesim dhe do të jemi këtu”, ka thënë ai.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se komuna e Prishtinës ka qenë institucioni i parë që ka hartuar planin e integritetit në vitin 2004.
“Duhet të krijojmë sisteme që na mundësojnë të mos lejohet keqpërdorimi i pozitës. Ajo që politikanët duhet ta bëjnë është të ketë më shumë diskrecion dhe liri por ajo që duhet po ashtu të bëjnë është që të tregojnë çka është e lejuar të bëhet e çka jo”, ka thënë ai.
Ahmeti ka treguar disa shembuj të këtij plani ku ka thënë se janë disa gjëra që i kanë publikuar disa institucione.
“Shembull zyrtarët e komunës bëjnë publike faturat e darkave ose kam parë edhe të ministrisë së drejtësisë që bëjnë këtë. Ndoshta nuk e shohin shumë vetë këtë por mjafton gazetarët ta shohin. Ne nuk duhet të bazohemi në mirësinë e zyrtarëve por duhet të vendosen kontrolle që mbikëqyrin këtë kur një zyrtarë ta nënshkruaj një dokument çfarëdo qoftë ta dijë se ajo do të publikohet sepse kur kemi transparencë edhe zyrtarët do të mendojnë disa herë para se të marrin një vendim nëse është i dëmshëm”, thotë ai. /Arbresh.info
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...