Plani i Emirateve të Bashkuara Arabe për investime në Skenderaj

12:35 | 28 Shkurt 2020
arbresh.info

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë një plan konkret për investime në Komunën e Skenderaj.

Këto plane i ka bërë të ditur Mirza As Saeg, shef i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njëherësh edhe anëtar i Fondacionit “Al Maktoum” nga Dubai, raporton arbresh.info.

“Unë kam vizituar edhe Komunën e Skenderajt, një vend i rezistencës dhe qëndresës, e që i shprehi familjarëve durim për ata dëshmorë, e po ashtu ne jemi fokusuar për shumë projekte në këtë komunë. E këtë herë kemi projektin për rrobaqepësi, ku gratë mund të vetëpunësohen ”, tha ai.

Këto komente ai i ka bërë në një konferencë për medie me kreun e Bashkësisë Islame, myftiun Naim Tërnava./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme