Google ADS

Plani B i LDK-së, shkuarja në opozitë

17:35 | 18 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Isa Mustafa ka hedhur poshtë mundësinë e marrjes së mandatit për krijimin e qeverisë pa Lëvizjen Vetëvendosje.

Këtë e ka thënë i pari i LDK-së pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë, raporton arbresh.info.

“Jemi pyetur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje se a kemi Plan B nëse nuk bëhet koalicioni. Plani ynë i vetëm B është shkuarja në opozitë”, u shpreh Mustafa.

Ai tha se kanë përgjegjësi ndaj popullit dhe votuesit që kanë zgjedhur në zgjedhjet e 6 tetorit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme