Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alon Ben Meir në një intervistë foli për ndikimin e Rusisë në rajonin e Ballkanit dhe rrezikun që Kosovës mund t’i kanoset nga raportet serbo-ruse.
Sipas tij, Putini me çdo kusht do të tentojë që ta shtrijë ndikimin në Ballkanin Perëndimor përmes Serbisë, duke shfrytzuar edhe faktin se shtetet ballkanike nuk janë të integruara në BE.
“Presidenti i Rusisë Putin ka dhe do të vazhdojë të përpiqet të rrisë ndikimin e Rusisë në Ballkan, duke thënë se shtetet ballkanike, përfshirë Serbinë, në një farë mase, ende shumë gravitojnë drejt integrimit në BE. Duke qenë se Serbia dëshiron, për shumë arsye, të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë, kjo i jep Putinit mundësinë të ndikojë në vend në një shtrirje shumë më të madhe se sa në shtetet e tjera të Ballkanit. Fakti që ka tensione mes vendeve të ndryshme ballkanike, nuk ndikon shumë në dëshirën e tyre të përgjithshme për të qenë pjesë integrale e komunitetit evropian”, deklaroi eksperti amerikan për Bota sot.
Më tej, Ben-Meir foli edhe për synimet e Serbisë në kounat me shumicë serbe në Kosovë, ku theksoi se Beogradi nuk mund t’i zgjidh problemet me Kosovën me forcë ose presion diplomatik, por vetëm përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.
“Edhe pse Serbia do të donte shumë të inkorporonte zonat me shumicë serbe në Kosovë, Beogradi e di se nuk mund ta bëjë këtë me forcë dhe as me presion diplomatik. Mënyra se si do të trajtohet konflikti për këtë çështje do të duhet të zgjidhet në bazë të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ndërmjet dy vendeve me kusht që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës”, potencoi Alon Ben Meir.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...