Kalaja e ndërtuar në mesjetë do të vazhdojë të restaurohet nga kompania serbe pavarësisht se institucionet e Kosovës thanë që do të kërkojnë ndërprerjen e kontratës me të. Në zyrën e BE’së kanë thënë se autorizimi për rifillimin e punimeve do të merret nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve dhe se në javën e dytë të shtatorit kompania “Koto” do të krijojë një program të ri pune.
Ky ishte veprimi i fundit që kompania serbe “Koto” ndërmori në kalanë e Artanës, gjatë së hënës.
Pas kësaj, Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve urdhëroi pezullimin e punimeve të rehabilitimit, pasi që këto ndërhyrje i konsideruan joprofesionale.
Por njëjtë nuk po vlerësojnë nga UNESCO, organizatë kjo që ka për detyrë implementimin e projektit.
Madje sipas tyre po del që një veprim i tillë ka qenë në përputhje me planin e aprovuar.
George Papagiannis, nga kjo organizatë tha se punimet e kompanisë serbe po implementoheshin sipas kërkesës së UNESCO’s.
“Punimet po implementoheshin sipas kërkesës tonë, sipas planit te aprovuar për intervenime dhe sipas autorizimit për punime, më date 16 korrik 2019”.
Por nga UNESCO nuk kanë treguar nëse kanë informacion për ndërprerjen e këtyre punimeve.
Megjithatë këtë informatë për T7 e dhanë nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Madje nga ky institucion konfirmuan që UNESCO ka siguruar që kompania serbe nuk do ta fillojë rehabilitimin e mureve të dëmtuara, pa marrë autorizimin nga instituti.
Se për restaurim do të përgatitet një program i ri pune, treguan për televizionin T7 nga Zyra e BE’së.
“Më 5 shtator 2019 u informuam nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit se Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve ka urdhëruar pezullimin e punimeve të rehabilitimit. Ne e kuptojmë që një program i ri pune do të përgatitet dhe dërgohet në Institut qysh në javën e dytë të Shtatorit”.
E nga Bashkimi Evropian theksuan rëndësinë e respektimit të legjislacionit, duke shtuar se presin që kontraktori të riparojë dëmet sipas detyrimit të tyre kontraktues.
Ndërsa kompania serbe “Koto” pretendon se e gjithë kjo ngjarje ka qenë tronditëse për ta, pasi që ata kanë leje për t’i zhvilluar punimet nga UNESCO.
Madje për T7, ata thanë që në këtë projekt kanë marrë pjesë edhe shumë shqiptarë dhe se trashëgimia kulturore, sipas tyre nuk është dëmtuar.
“UNESCO nuk kërkoi që ndërhyrja të ndalet. UNESCO po na kërkon të përmbushim detyrimet tona të kontratës dhe të rregullojmë defektet. Duam t’iu sigurojmë që defektet janë vërejtur vetëm në pjesët e reja të kalasë që i kemi ndërtuar, por jo në pjesën historike dhe arkeologjike të kalasë”.
Ndërkohë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit tashmë kanë vendosur që t’i kërkojnë Zyrës së BE’së ndërprerjen e kontratës me këtë kompani.
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...