Një person është plagosur në Vushtrri në njërin nga lokalet më të frekuentuara të qytetit.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:30, ndërsa jo zyrtarisht mësohet se i plagosuri A.F. ka qenë në punën e tij në kafiteri në momentin kritik..
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia, ndërsa rreth orës 23:15 ka arritur edhe ekipi i forenzikës.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti, i cili ka treguar se 21 vjeçari dyshohet se është lënduar nga arma e zjarrit, si dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Zahiti ka thënë për arbresh.info se policia ka arrestuar një person si të dyshuar, si dhe ka konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast./arbresh.info
Themeluesi i TikTok bëhet njeriu më i pasur i Kinës
Kënga që Liam Payne incizoi para vdekjes nuk do të publikohe...
Gërvalla sot e përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit t...
Përfshihet nga zjarri një stallë në Korçë, humb jetën një pe...
Drejtori i AKI-së sot raporton në Komisioni për Mbikëqyrjen ...
Trupat koreanoveriore mund të jenë “shënjestër” ...