Plagosje në Prishtinë, policia jep detaje

08:34 | 16 Maj 2022
A. B.

Një plagosje me thikë ka ndodhur dje në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima mashkull ka pësuar lëndime të rënda trupore, shkruan arbresh.info

Nuk raportohet për të arrestuar, teksa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 15.05.2022-18:20 Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti si pasoj e një mosmarrëveshje të më hershme, është sulmuar fizikisht (therrë me thikë) nga një i dyshuar mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme