Google ADS

Plagosje e therje në Novobërdë e Kamenicë

13:32 | 3 Gusht 2019
Arbresh Info

Një burrë është plagosur me armë zjarri më  1 gusht në fshatin Strazhë të Novobërdës, derisa një tjetër, po në këtë datë, në Kamenicë është therur me thikë.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se gjatë manipulimit me armë i dyshuari, që është arrestuar, kishte plagosur me armë zjarri viktimën derisa të dytë ishin brenda veturës.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe gjendet në QKUK duke marr tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast, është konfiskuar vetura brenda së cilës është gjete dhe konfiskuar edhe një fishek i armës. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë PK.

Kurse në Kamenicë është arrestuar i dyshuari pasi ka sulmuar me thikë viktimën, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme