Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sonte në Drenas.
Viktima sipas burimeve te KALLXO.com ka marrë lëndime nga arma e zjarrit dhe është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente të QKUK-së në Prishtinë.
Lajmi u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 20:00 e kemi pranuar informacionin për një plagosje me armë zjarri. Rasti ka ndodhur ne Komoran”, tha për zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ajo tha se i plagosuri ka inicialet I.S., i lindur në vitin 1962.
“I plagosuri është transportuar për tretman mjekësor në QKUK ndërsa i dyshuari Xh.N. (1962) është arrestuar nga Policia’, tha Ahmeti.
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje