Google ADS

Plagosja në Vranjevc ndodhi para shtëpisë së politikanit të njohur kosovar

20:21 | 21 Nëntor 2024
R J

Dy persona janë plagosur sot rreth orës 16:00 në  rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë.

E ngjarja ndodhi pranë shtëpisë së politikanit të njohur kosovar, Avni Arifi.

Ai përmes një reagimi në rrjetin social në Facebook ka rrëfyer ngjarjen.

Reagimi i plotë:

Shkëmbimi me armë zjarri dhe plagosja e dy personave sot pasdite ndodhi para shtëpisë time. Pashë nga dritarja pjesën e fundit të “luftës” së këtyre njerzve të panjohur sikur në një film aksioni ku fluturonin plumbat në konfrontim pak metërsh nmes tyre. Kësaj here viktima përveq protagonistëve që vet u lënduan me shumë fat nuk kishte njerëz të tjerë kalimtarë por siguria publike çdo ditë e më shumë po cenohet në Prishtinë dhe sigurisht se mekanizmat e sigurisë duhet t’a rrisin kujdesin.
Fat që askush nuk ishte afër derës time të shtëpisë./Arbresh.info/

 

Të ngjashme