Google ADS

Plagosja në Viti-kontrollohen tri lokacione, gjenden armë e fishekë

22:46 | 8 Gusht 2024
E.G

Njësiti i hetimeve rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan në vazhdën e hetimit të rastit të shtënave me armë zjarri në Fshatin e Ri, komuna e Vitisë si pasojë e të cilit dy persona janë plagosur, me leje nga Prokurori i Shtetit ka realizuar kontrolle në tri lokacione të ndryshme.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të realizuar dhe në vendin e ngjarjes në cilësi të provave material janë sekuestruar:

Një (1) armë automatike e llojit AK-47 me dy (2) karikator dhe katër (4) fishekë të kalibrit 7.62 mm,

Shtatëmbëdhjetë (17) gëzhoja të kalibrit 7.62 mm

Një (1) pistoletë e llojit SIG 14 e kalibrit 9 mm,

Tre (3) fishekë të kalibrit 9 mm,

Një (1) pushkë gjuetie e llojit CIF-San,

Një (1) pistoletë e llojit SIG SAUER me dy (2) karikatorë dhe

Njëzetetetë (28) copë fishek të kalibrit 9×19 mm.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në mbajtje për 48 orë janë dërguar të dyshuarit N.H. dhe N.B. për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale ‘’Vrasja e rëndë në tentativë’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe A.B. për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’./Arbresh.info/

Të ngjashme