Një burrë dyshohet se ka plagosur aksidentalisht nipin e tij në Sopijë të Suharekës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi për Arbresh.info ka dhënë detaje nga rasti duke treguar se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndër të tjera, ai ka njoftuar se nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar 2 revole me fishekë.
“Dje me datë 30.12.2023, rreth orës 15:00 një person ka shkuar në emergjencën e Suharekës dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore për shak të një plagë me arme zjarri, I lënduari kështe pësuar lëndim me armë zjarri në këmbë. Hetuesit kujdestare bashkë me policët patrullues kanë shkuar në vendngjarje dhe aty kanë kuptuar se dy të dyshuar, familjar në mes vete kanë dal në vreshta në fshatin Sopijë, Suharekë dhe kanë gjuajtur me armë zjarri.”, tha Bytyqi.
“Pasi që janë intervistuar të dy të dyshuarit ( njëri nga ata I lënduari, I cili është intervistuar pas marrjes së ndihmës mjekësore). I dyshuari I parë ka pranuar se aksidentalisht ka plagosur familjarin e tij. Pas intervistimit I dyshuari I parë me urdhër të prokurorit është ndalura për 48 orë. Gjithashtu bashkë me dëshmitë nga vendi I ngjarjes janë sekuestruar edhe 2 revole me gjithë fishekë.”, u shpreh ai./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Një burrë dyshohet se plagosi nipin aksidentalisht në Sopijë të Suharekës
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale