Ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) në lidhje me plagosjen e dy personave mbrëmjen e së premtes në Shtëpcë.
Sipas, KMLDNJ-së, ky incident u politizua, si nga ana e palës shqiptare dhe serbe, duke reaguar dhe bërë supozime pa përfunduar procedurat hetimore nga institucionet e drejtësisë.
“Menjëherë pas këtij akti të rëndë erdhën reagimet e ndërkombëtarëve dhe politikanëve të Kosovës që bënin gara se kush do të reagonte më ashpër dhe se kush do ta cilësonte këtë vepër më kriminale duke paragjykuar edhe motivin e plagosjes së dy të rinjve serbë, ende pa filluar hetimet e lëre më që ato të kishin përfunduar. Në të njëjtën kohë pasuan edhe reagimet nga politikanët e Serbisë, duke filluar nga Aleksandar Vuçiq e deri te vajtuesi kujdestar për fatin e serbëve në Kosovë, Petar Petkoviq ndërkaq që popi Teodosije i vizitoi të plagosurit në Graçanicë duke ia dhënë një rend të reagimeve, në valle me politikanët”, shkruhet në deklaratën për media të KMLDNJ-së.
Ndërkohë, ky këshill uron Policinë e Kosovës për reagim të shpejtë për arrestimin e personit të dyshuar për plagosjen e dy të rinjve. Megjithatë, fton edhe për pritje deri në përfundimin e hetimeve ndaj incidentit nga institucionet relevante dhe mos të ndërhyhet në këtë proces.
Në këtë incident, një person kishte plagosur dy të rinj serbë, të cilin më vonë Policia e Kosovës arriti ta identifojë dhe arrestojë brenda një kohe të shkurtër./arbresh.info/
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...