Plagosja në Shtërpcë, Grenell shpërndan postimin e Kurtit: Dhuna duhet të dënohet nga të gjithë

21:58 | 7 Janar 2023
E.H

Ish i dërguari special i presidentit të ShBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, e ka shpërndarë postimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në lidhje me rastin e djeshëm në Shtërpcë.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti dënoi sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë, të etnisë serbe, teksa ka përmendur edhe arrestimin e një personi në lidhje me ngjarjen.

E, përveç postimit të Kurtit, Grenell shpërndau edhe postimin e gazetarit Gani Jakupi, i cili tha se përkundër që Grenell, sipas tij “e rrëzoi Kurtin në vitin 2022, megjithatë ai e ruajti aftësinë për të qëndruar i arsyeshëm”.

Ndërsa, Grenell tha se “është gjithmonë e drejtë të dënohet dhuna”.

Gazetari Jakupi në cicërimin e tij në Twitter tha se derisa personalitetet mediatike nxitojnë të gjykojnë pa ditur detajet në lidhje me rastin në Shtërpcë, këtë nuk e ka bërë edhe Grenelli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme