Një 27 vjeçar është plagosur sot në Prizren.
Lidhur me rastin, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohet se pas një zënke me viktimën, kanë gjuajtur në drejtim të tij duke i shkaktuar lëndime trupore, shkruan Arbresh.info.
“Me datën 10.10.2023 rreth orës 14:30 Stacioni Policor Prizren ka pranuar informacion se në rrugën ‘’Transiti i vjetër’’ në Prizren pas një zënke në mes të viktimës mashkull kosovar shqiptar, viti i lindjes 1966 dhe të dyshuarve Sh.M. (viti i lindjes 1993) dhe D.M. (viti i lindjes 1991), dyshohet se njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia bën të ditur se viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore në qendrën emergjente në spitalin rajonal të Prizrenit dhe sipas mjekut kujdestar, gjendja e tij është stabile.
Ndërkaq, të dyshuarve i ëhstë konfiskuar një revole e tipit Cervena Zastava e kalibrit 7.65 mm dhe gjashtë fishekë të cilat do të përdorën dëshmi për gjykatën.
Rrethanat se si ka ndodhur rast në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke u hetuar nga ana e njësiteve relevante të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Rasti i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar ‘’Vrasje në tentativë’’./Arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje