Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një rast ku një person është plagosur me armë zjarri në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, një AK -47 dhe një armë të shkurtër, ndërsa viktima ndodhet për tretman mjekësor.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetë dhe sekuestruar dy armë zjarri ( një AK -47 dhe një armë të shkurtër). Personi i lënduar ndodhet në tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, tha Ahmeti./Arbresh.info
Lexo edhe:
Pamje nga vendi ku dyshohet se një person plagosi veten në Prishtinë
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale