Pesë personave u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë për rastin në Lupç të Podujevës, ku tre persona u plagosën me armë zjarri dhe një tjetër me thikë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Deri tani nga ana e prokurorit të shtetit, masë e ndalimit (48 orë) është shqiptuar për pesë persona të dyshuar dhe rasti është cilësuar si vrasje në tentative”, u shpreh Ahmeti.
Kujtojmë se njëri prej katër të plagosurve me armë në Lupç të Podujevë është në rrezik për jetë, ka thënë mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente në QKUK, Agron Çitaku./Arbresh.info
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?