Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim gjashtë anëtarët e familjes Likaj të fshatit Krajk të Prizrenit, pasi që dyshohet se janë përfshirë në një përleshje me 22 maj në fshatin Gjonaj të Hasit.
Si pasojë e përleshjes, dy persona kishin pësuar lëndime trupore, njëri nga arma e zjarrit dhe tjetri nga mjeti i fortë, përcjell Arbresh.info
Ata dyshohen për tri vepra penale si “Vrasje e rëndë në tentative”, “Lëndim i rëndë trupor“, ”Mbajtje ne pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar te armeve” dhe” Pjesëmarrje ne rrahje ”.
“Kushdo që strehon kryesin e ndonjë vepre penale ose e ndihmon atë në shmangien e zbulimit ose arrestimit përmes fshehjes së mjeteve, provave apo në ndonjë mënyrë tjetër mund te dënohet sipas nenit 380 te KPK për VP Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Personat e shpallur në kërkim janë:
1. Abedin Zenel LIKAJ 17.05.1957 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit
2. Hajdin Zenel LIKAJ 13.05.1971, , Fshati Krajk komuna e Prizrenit
3. Shaqir Zenel LIKAJ 08.02.1968 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit
4. Zenel Abedin LIKAJ 01.10.1988, Fshati Krajk komuna e Prizrenit
5. Isuf Shaqir LIKAJ 26.08.1995 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit
6. Hajdar Abedin LIKAJ 22.07.1981, Fshati Krajk komuna e Prizrenit
Izraeli arreston 240 palestinezë, përfshirë mjekë pas bastis...
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA