Google ADS

Plagosja e trefishtë në Pejë, pas babait vdes edhe njëri nga djemtë

14:23 | 2 Gusht 2024
E.K

Ka vdekur sot (e premte) Jetart Berisha, i cili ishte plagosur gjatë një tentimvrasjeje që kishte ndodhur para disa muajve në Pejë.

Lajmin për Arbresh.info ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Ka vdekur edhe viktima e dytë e plagosjes para disa muajsh që ka ndodhur në Pejë. Prokurori i shtetit ka lëshuar urdhër për obduksionin e viktimës”, tha Nikqi.

Ndryshe më 7 qershor kishte ndërruar jetë edhe babai i Jetart Berishës, Jeton Berisha.

I dyshuar për këtë rast Agron Gashi, ndodhet nën masën e paraburgimit, pasi dyshohet se i plagosi  tre persona, babain me dy djemt mbrëmjen e 22 majit në Pejë./Arbresh.info/

LEXO EDHE

Vdes Jeton Berisha, babai i cili u plagos bashkë me dy djemtë e tij para dy javësh në Pejë

Të ngjashme