Një plagosje e trefishtë ka ndodhur dje rreth orës 06:04 të mëngjesit, në lagjen “Veternik” të Prishtinës.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, gjatë një rrahje e cila kishte eskaluar me përdorimin e armës së zjarrit, kanë mbetur të lënduar dy femra dhe një mashkull.
Tutje, është bërë e ditur se në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.
Lidhur me këtë rast, bëhet e ditur se janë intervistuar 9 persona.
Policia bën të ditur se është identifikuar një person, dhe i njëjti është në kërkim të policisë.
“Rr. Prishtinë-Ferizaj 12.08.2024 – 06:04.Gjatë një rrahje ku ishin të përfshirë disa persona, ishin përdorë edhe armë zjarri. Lëndime trupore kanë pësuar dy femra dhe një mashkull kosovar. Në vendngjarje në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Lidhur me rastin janë intervistuar 9 persona. Të lënduarit janë dërguar ne tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është identifikuar një i mashkull kosovar cili është në kërkim policor”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...