Tre persona kanë mbetur të palgosur nga një armë zjarri në Veternik.
Mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente në QKUK, Avdush Bajgora në një prononcim për media ka thënë se pacientët janë dy femra dhe një mashkull, teksa ka thënë se njëra nga pacientet ka pasur lëndime në pjesën e krahut dhe parakrahut, ku pjesët metalike të mjetit shpërthyes janë ende prezent.
“Kemi pranuar tre pacientë, prej të cilëve një mashkull dhe dy femra me lëndime në pjesë të ndryshme të trupit nga një mjet plasës apo shpërthyes. Pas ekzaminimeve rengerologjike është konstatuar se njëra paciente ka pasur lëndime në pjesën e krahut dhe të parakrahut ku pjesët metalike të mjetit shpërthyes janë prezente ende në esterilitetin e saj”, u shpreh ai.
Ai shtoi se te pacienti tjetër ka gjithashtu lëndim të krahut dhe në sy, teksa i njëjti është transferuar në klinikën e Oftalmologjisë.
Ndërsa tha se dy pacientët e tjera janë liruar për trajtim të mëtutjeshëm me terapi.
“Pacienti është pranuar në klinikën e Oftolmologjisë, ndërsa dy pacientet e tjera janë liruar për trajtim të mëtutjeshëm me terapi në shtëpi“, tha Bajgora./Arbresh.info/
Ndryshe, zëdhësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Arbresh.info se rasti ka ndodhur rreth orës 06:30, ku fillimisht personat e dyshuar janë përfshirë në rrahje, e cila më pas ka eskaluar duke gjuajtur me armë zjarri.
“Rreth orës 06:30, është raportuar për një rrahje mes disa personash që ka eskaluar në gjuajtje me armë zjarri, të ndodhur në lagjen Veterniku në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë tre persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit”, ka deklaruar Ahmeti.
“Policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha ajo.
LEXO EDHE:
Lidher me rastin Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet.
Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj tha për Arbresh.info se prokuroria tashmë ka nisur hetimet mbi rastin.
“Referuar pyetjeve tuaja, lidhur me rastin e ndodhur sot, në lagjen “Veterniku” në Prishtinë, ju njoftojmë se pas pranimit të informatë nga policia, prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda i kësaj Prokurorie, ka autorizuar të njëjtit t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, të cilat do t’i ndriçojnë rrethanat e rastit”, theksoi ajo./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Dy vajza dhe një djalë të plagosur me armë zjarri në Veternik, Prokuroria jep detaje për rastin
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...