Plagosja e dy personave në Klinë, policia arreston pesë persona

18:07 | 18 Maj 2022
L G

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për plagosjen e dy personave gjatë ditës së sotme në Klinë.

Të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Vrasje në Tentativë” dhe “ pjesëmarrje në rrahje”, shkruan arbresh.info.

“Më datë 18 maj 2022 rreth orës 13:40, Policia është informuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty është informuar se disa persona fillimisht janë rrahur mes veti, dhe si pasojë e rrahjes dy persona janë plagosur nga arma e zjarrit”, bënë të ditur policia.

Të plagosurit, sipas policisë janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

“ Pas një pune intensive të hetueseve të Stacionit Policor në Klinë, është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre persona të dyshuar, tek të cilët janë gjetur dhe konfiskuar, dy armë (pistoleta), dymbëdhjetë fishek cal: 9mm, tre fishek cal 7.65mm, dy gëzhoja, një brisk dhe një (1) sprej OC” thuhet në njoftimin e policisë.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor prej 48- orësh.

Ndryshe, sot rreth orës 14:00 në Klinë ka ndodhur një plagosje në Klinë. Ngjarja ka ndodhur afër objektit të Komunës së Klinës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme