Një burrë nga Elmwood Park i New Jerseyt, i cili po akuzohet për goditje me thikë në shpinë të nënës së tij në natën e Vitit të Ri, raportohet se u hidhërua sepse ajo qeshi me të kur ai u ankua për lëvizjen e xhaketës së tij.
Shqiptari Emiliano Domi, 25 vjeç, akuzohet për tentativë vrasjeje të shkallës së parë dhe pesë akuza të tjera në ngjarjen e 31 dhjetorit.
Në deklaratën e shqiptarit, detektivët shkruan se Domi ishte fjalosur me nënën e tij për lëvizjen e një xhakete në divanin e dhomës së ndenjes. Ajo raportohet se “qeshi me të, gjë që bëri që Emilianon të zemërohej (dhe ai) e shtyu atë në tokë”, thuhet në deklaratë, raporton nj.
Domi pranoi para hetuesve se e kishte marrë thikën e kuzhinës dhe e ka goditur nënën ndërsa më pas është larguar nga shtëpia.
“Ai tha se qëllimi i tij ishte ta vriste atë dhe se u largua nga shtëpia duke besuar se ajo kishte vdekur”, shkruante në deklaratën e shqiptarit dhënë policisë së New Jerseyt.
Pak kohë më vonë, Domi hyri me qetësi në një furrë buke në Garfield dhe filloi të bënte pyetje të çuditshme, gjë që ngriti shqetësime. Kjo dërgoi në arrestimin e shqiptarit dhe zbulimin e lëndimit të gruas, thanë autoritetet.
Domi u arrestua në Garfield dhe krahas tentativës për vrasje, Domi akuzohet për dy vepra për sulm të rëndë, tentativë vrasje dhe dy vepra për armë.
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë