Google ADS

Plagoset një person në Vitomiricë të Pejës

14:50 | 27 Nëntor 2023
A Z

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 07:15, është informuar se në rrugën “Alia Izetbegoviq ” nё fshatin Vitomericë në një lokal ka të shtëna me armë zjarri.

“Më datë 27 nëntor 2023 rreth orës 07:15, Policia është informuar se në rrugën “ Alia Izetbegoviq ” nё fshatin Vitomericë në një lokal ka të shtëna me armë zjarri.
Policia menjëherë iu ka përgjigjur vendit te ngjarjes dhe me të arritur në atë lokacion ka takuar dy persona njëri nga ta ishte i lënduar nga arma e zjarrtë, i lënduari menjëherë është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.”, thuhet në njoftim.

Policia, menjëherë ka arritur ta identifikoi dhe arrestoji të dyshuarin, është gjetur dhe sekuestruar arma e cila dyshohet që ishte përdorur në rast nga i dyshuari: R.K. i lindur me 1989 mashkull/kosovar.

Policia, menjëherë ka arritur ta identifikoi dhe arrestoji të dyshuarin, është gjetur dhe sekuestruar arma e cila dyshohet që ishte përdorur në rast nga i dyshuari: R.K. i lindur me 1989 mashkull/Kosovar.Pas intervistimit të dyshuarit nga na e hetuesve rajonal në prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit shtetit i njëjti ёshtё ndaluar për 48- orё”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme