Google ADS

Plagoset një person në Prishtinë, policia jep detajet

19:46 | 12 Maj 2021
Arditë Shkodra

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë gjatë ditës së sotme në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Policia bën të ditur se personi i plagosur është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa një person tjetër është identifikuar si i dyshuar nga policia dhe i njëjti është në kërkim.

“Rreth  orës 18:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka  identifikuar  një person të dyshuar lidhur me rastin në fjalë dhe i njëjti është në kërkim”, ka thënë Ahmeti./arbresh.info/

Të ngjashme