Plagoset një person në Prishtinë

23:55 | 27 Gusht 2024
E.G

Një person është plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:30.

Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor.

Ahmeti tha se rasti është cilësuar si vrasje në tentativë.

“Sot rreth orës 19:30  policia ka marrë informatën se me armë zjarri është plagosur një person,  i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor të stacionit Veriu në Prishtinë, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë.”, konfirmoi Ahmeti./Arbresh.info/

Të ngjashme