Plagoset një person në Podujevë, i dyshuari ikë nga shtëpia

09:58 | 13 Qershor 2022
arbresh.info

Një person është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi është plagosur me armë zjarri.

I dyshuari sipas Policisë së Kosovës është ende në arrati.

Ngjarja ka ndodhur në Podujevë, mbrëmjen e së dielës.

LËNDIM I RËNDË TRUPOR/ARMËMBAJTJE PA LEJE

Podujevë 12.06.2022-20:06. Është raportuar për një plagosje me armë zjarri ku viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari për momentin gjendet në arrati. Viktima pas marrjes së ndihmës mjekësore në Podujevë është transportuar për në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe është bërë kërkimi i të dyshuarit por nuk është hasur. Rasti është duke u hetuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme