Google ADS

Plagoset një person në Mitrovicë

11:22 | 20 Shtator 2024
K.B

Një person është plagosur në rrugën “Fatime Hetemi” në Mitrovicë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot, rreth orës 09:42, në Mitrovicë, është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën ” Fatime Hetemi”në Mitrovicë. I plagosuri viktima i moshës madhore është dërguar për tretman mjekësor’, tha ai.

Zahiti tha se Njësitet relevante janë duke vazhduar rrjedhën hetimore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme