Minuta më parë janë dëgjuar të shtëna më armë në lagjen Tophane në Prishtinë, ku edhe ka mbetur i plagosur një person
Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info, zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa hetuesit policor janë duke punuar për identifikimin e personave të dyshuar.
“Rreth orës 21:00 ,kemi pranuar informatën për të shtëna me arme në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasur një person të plagosur( në këmbë), i cili menjëherë është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht nga njësitet policore është duke u bere ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohe që hetuesit policor janë duke punuar për identifikimin e personave të dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me ketë ngjarje”, ka thënë Ahmeti.
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...