Një person ka mbetur i plagosur pas një gjuajtje me armë zjarri që është bërë në Graqanicë mëngjesin e sotëm, raporton Arbresh.info.
Policia ka dal në vendin e ngjarjes për të ekzaminuar vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 08:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Marigona, në Graqanicë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, bën të ditur policia.
Sipas policisë, i plagosuri është 54 vjeçar dhe është dërguar për shërim në , ndërsa i dyshuari është arrestuar.
“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje në tentativë ku nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima: P. G, mashkull, 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin në fjalë policia ka arrestuar në vendin e ngjarjes 64 vjecarin, F. F si të dyshuar shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë .
Në vendin e ngjarjes po ashtu policia ka gjet dhe konfiskuar një armë, e cila dyshohet që është përdorur në vendin e ngjarjes, një granatë dore ( e pashpërthyer e cila është larguar nga njësiti i specializuar për deminim), një elektroshok, pesë gëzhoja dhe 2 fishekë.
Policia ka bërë të ditur se personi i dyshuar është duke u intervistuar nga ana e policë ndërkohë që hetuesit policor krahas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë duke punuar në sqarimin dhe ndriçimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin. /Arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...