Një person është plagosur me armë zjarri në Komoran të Gllkocit.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 21:00, shkruan arbresh.info.
Në njoftim thuhet gjithashtu se viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa janë arrestuar katër persona.
Policia e Kosovës ka njoftuar gjithashtu se është konfiksuar një pistoletë dhe tetë fishekë.
“Komoran, Gllogoc 12.08.2019 – 21:00. Viktima mashkull k-shqiptar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull k-shqiptar.
Viktima është ndalur në QKUK për tretman mjekësor. Njësia policore ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj k-shqiptar dhe ka konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.“, thuhet në raportin e PK-së./Arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin