Policia jep detaje për plagosjen në Gjakovë: I dyshuari ish-dhëndëri i tij

08:49 | 30 Dhjetor 2023
R J

Një person ka raportuar se është sulmuar me armë zjarri nga ish-dhëndëri i tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 18:20, në Gjakovë.

Ndërkaq thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Nuk raportohet për të arrestuar.

“VRASJE NË TENTATIVË – Gjakovë 29.12.2023-18:20. Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se është sulmuar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull  kosovar (ish-dhëndëri i tij). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 7.62 mm. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Plagoset një person në Gjakovë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme