Pasditen e sotme ka ndodhur një plagosje në qytetin e Gjakovës.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:21 në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.
“Sot rreth orës 12:21 kanë pranuar informatë se një person është i plagosur në rrugën “Bardhyl Qaushi”-Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se një person i moshës madhore është qëlluar me armë zjarri. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës dhe sipas personelit mjekësor gjendja e viktimës për momentin është stabile (jashtë rreziku për jetë)” rasti është duke u hetuar, tha Elezi. /Arbresh.info/
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik