Google ADS

Plagoset një 22 vjeçar në ‘Taukbahqe’

21:05 | 10 Korrik 2018
Arbresh.info

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahemti ka njoftuar se në parkun “Taukbahçe” është plagosur një person pas gjuajtjes me armë.

Ajo ka thënë se viktima është mashkull 22 vjeç dhe është dërguar në tretman mjeksor.

“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në parkun e Taukbahqes. Ekipet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
Rreth ores 19:00 kemi pranuar informaten per te shtena me arme ne parkun e Tauk Bahqes. Ekipet e nevojshme policore menjehere kane dale ne vendin e ngjarjes dhe kane konstatuar se behet fjale per plagosje, ku nje person ka pesuar lendime trupore nga arma e zjarrit. Viktima e ketij rasti mashkull L.D 22 vjeç, eshte derguar ne tretman mjekesor, nderkohe qe hetuesit policor kane identifikuar disa nga personat e perfshire ne rast dhe jane duke punuar ne ndrcimin dhe sqarimin e te gjitha rrethanave qe kane te bejne me kete ngjarje”, thuhet në përgjigjen e saj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale