Plagoset me pushkë të gjuetisë një grua në Mitrovicë

09:23 | 16 Korrik 2022
E.H

Është gjetur në dhomën e saj një grua, e plagosur me armë zjarri, në Mitrovicën e Jugut, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, viktima është dërguar në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Është konfiskuar pushka e gjuetisë me të cilën është plagosur viktima dhe rasti është duke u hetuar.

“Mitrovicë Jug, 15.07.2022 – 17:15. Ankuesja femër kosovare ka informuar se viktima femër kosovare në dhomën e saj është gjetur e lënduar nga arma e zjarrit. Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekët është jashtë rrezikut për jetë. Është konfiskuar pushka e gjuetisë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme