Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit në Prizren dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar pas një përleshje mes disa personave, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, nëntë të dyshuar janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.
Ndaj të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i plagosuri është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.
“Prizren 07.05.2023 – 01:16. Një mashkull kosovar ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit dhe disa të tjerë janë lënduar gjatë një përleshje që ka ndodhur midis disa personave. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishekë, dy thika, një shufër metalike dhe një boks hekuri. Të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i plagosuri është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK. Me vendim të prokurorit nëntë të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...