Google ADS

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

09:30 | 4 Maj 2022
A. B.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është plagosur me armë zjarri në një lokal në Veternik të Prishtinës.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë, shkruan arbresh.info

Lagjja Veternik, Prishtinë, 03.05.2022 – 05:45. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK, pasi që dyshohet se nga persona të panjohur është plagosur me armë zjarri në një lokal. Sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme