Një 24-vjeçar dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Bëhet e ditur se viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, dhe hetuesit policor kanë nisur hetim për sqarim të rrethanave.
Rreth orës 17:45, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se një person, mashkull, 24 vjeç, ka marrë plagë arma zjarrit. Viktima është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka bërë të ditu Borovci./arbresh.info/
Lushtaku: S’di se cili kurban duhet me u pre për me tregu un...
Ndeshja historike me Serbinë në Tiranë, shqiptarët e Kosovës...
Kryebashkiaku i Kharkivit e quan sulmin e fundit ‘terror të ...
463 turistë gjermanë mbërrijnë në Portin e Durrësit me kroçe...
Zgjidhet çështja e mosnjohjeve të barkodeve të Kosovës në tr...
51 aksidente dhe 784 gjoba trafiku për Kurban Bajram