Plagoset aksidentalisht një person në Pejë, arrestohet i dyshuari

14:35 | 6 Janar 2025
E.G

Një person është plagosur aksidentalisht nga arma e zjarrit.

Kështu bën të ditur policia me anë të një komunikate për media, shkruan Arbresh.info.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 06.01.2025, rreth orёs 02:20, ёshtё njoftuar se nё Spitalin Rajonal nё Pejё, ёshtё njё person i plagosur nga arma e zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia bën të ditur se njёsititet relevante menjёherё kanё shkuar nё emergjencёn e Spitalit, aty kanё takuar dëshmitaret e rastit tё cilёt deklarojnё se deri ishin nё shtёpine e viktimёs ne fshatin Haxhaj-Rugovё, aksidentalisht ka shkrepur arma nga i dyshuari dhe ёshtё plagosur viktima.

Viktima e rastit pas intervenimit ne Spitalin Rajonal nё Pejё, ёshtё dёrguar nё QKUK pёr trajtim mjekёsor.

Nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, ёshtё arrestuar i dyshuari i kёtij rasti, ndёrsa nё vendin e ngjarjёs janё gjetur dhe sekuestruar:
• Njё (1) Armё Pistoletё M57
• Njё (1) karikator i sё njejtёs arme
• Njё (1) fishek kal: 7.62x25mm
• Tri (3) gёzhoja kal:7.62x25mm
• Njё (1) Armё automatike AK47
• Njё (1) kariokator i sё njejtёs armё
• Tri (3) gёzhoja kal: 7.62×39 mm
• Gjshtё (6) gёzoja kal:9mm

Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuari, me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё./Arbresh.info/

Të ngjashme