Google ADS

Plagosë vetën aksidentalisht një person në Mitrovicë, Policia jep detaje

09:52 | 25 Maj 2023
E.H

Një person është vet-plagosur me armë zjarri në fshatin Suhadoll i Poshtëm i Mitrovicës, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë një ahengu familjarë, viktima duke lozur me një pistoletë ka plagosur vetën.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta me një gëzojë dhe pesë copë fishekë.

Është intervistuar pronari i pistoletës, i cili me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Suhadoll i Poshtëm, Mitrovicë 24.05.2023-19:15. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti dyshohet se gjatë një ahengu familjar duke lozur me një pistoletë është plagosur. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta me një gëzojë dhe pesë copë fishekë. Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar pronari i pistoletës i dyshuari mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme