Google ADS

Plaçkitje me armë zjarri në Ulpianë

01:20 | 10 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Sot rreth orës 23:30 ka ndodhur një plaçkitje me armë zjarri në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës.

Klan Kosova ka siguruar një video ku shihet njësia speciale duke i ndjekur personat e dyshuar për kryerjen e kësaj vepre.

Klani gjithashtu ka provuar ta kontaktojë Policinë për të marrë më shumë detaje rreth këtij rasti; mirëpo deri më tani nuk ka pranuar përgjigje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme