Rreth një orë më parë një market në Ulpianë ka qenë cak i plaçkitjes së armatosur. Rasti ka ndodhur në rrugën “Henry Dynan” në lagjen Ulpiana në Prishtinë, raporton arbresh.info.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i ka thënë arbresh.info se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00.
“Sonte më datë 05.03.2019 rreth orës 21:45 ne Ulpian-Prishtine në rrugën “Henry Dynan” kemi pranuar një informat se në një market ka ndodh një grabitje me armë zjarri. Rastit menjëherë ju kane përgjigjur njësit relevante policore”, ka thënë Hoxha.
Sipas tij, plaçkitja ishte kryer nga një person i armatosur, i cili pasi kishte dorëzuar arkëtaren e marketit kishte marrë të gjitha paratë dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes.
“Sipas ankuesit deri sa ai kishte qenë në arkë kishte hyre një person i maskuar me arme te shkurte zjarri dhe nen kërcënimin e armës i kishte grabitura para të gatshme dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Personi i dyshuar kishte pasur te veshur rroba te zeza, pantollona ngjyre te zeze me vija te bardha dhe mbi maskë kishte pas një kapelë të duksit dhe dorëza”, ka thënë Hoxha.
Hoxha ka bërë të ditur se nuk ka asnjë të lënduar, përveç frikësimit të punëtorëve.
“Nuk raportohet për ndonjë person te lënduar përveç se një punëtore femër ka qene e shqetësuar nga rasti dhe është njoftuar ndihma e shpejt. Policia është në proces të marrjes së informacioneve dhe hetimit intenziv të rastit, ndërsa për detaje tjera do ju njoftojmë me kohë”, është shprehur ai./ Arbresh.info
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...