Shoqata e biznesmenëve dhe zejtarëve, ESNAF, ka reaguar pas plaçkitjes që ka ndodhur sot në një argjendari në Prizren, ku persona të panjohur kanë vjedhura ari, në vlerë rreth 170 mijë euro.
Në reagimin e tyre, thuhet që shpresojnë që sa më shpejtë të kapen personat që kanë kryer plaçkitjen.
“Shprehim shqetësimin ndaj aktit të turpshëm të plaçkitjes që ka ndodhur tek afaristi i qytetit të Prizrenit, argjendaria Gold 2000, e cila veprimtarinë e saj ushtron në rrugën Adem Jashari, në Prizren. Shpresojmë se organet e sigurimit në një afat të shkurtër kohor do të zbulojnë dhe të kapin kryerësit e këtij akti të shëmtuar dhe të sjellin para drejtësisë”, thuhet në reagim.
Tutje, në reagim ata kanë pohuar se duhet shtuar policia në këtë pjesë të qytetit, ku ushtrohet veprimtaria delikate.
“Shoqata ESNAF edhe më herët ka paraqitur kërkesë për shtimin e sigurisë në rrugën Adem Jashari duke aktivizuar policët e komunitetit dhe shtuar sigurinë në këtë pjesë të qytetit ku ushtrohet një veprimtari delikate siç është argjendaria. Shpresojmë se rastet në fjalë, edhe një herë, janë mësim dhe nuk do të përsëriten më dhe organet e sigurisë më me seriozitet do të përkushtohen sigurisë në rrugën Adem Jashari”, vijon reagimi.
LEXO EDHE:
Vidhen stoli ari në një argjendari në Prizren, policia jep detaje
Loredana lë përkohësisht shtëpinë për arsye shëndetësore
Osmani ftohet për Inaugurimin e Presidentit Trump: President...
Abdixhiku në Istog: LDK dhe populli i Kosovës janë një
Bedri Hamza në Obiliq: Ky qytet, zemra energjetike e Kosovës
Ukraina godet depo nafte brenda Rusisë
Selim Pacolli: “Lista për Familjen” do të mbrojë...