Njësit e misionit paqeruajtës të KFOR-it, kanë bërë të ditur se që ka nga vendosja e barrikadave në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, kanë transportuar 9 policë të cilët kanë patrulluar në pjesët e barrikaduara.
“KFOR-i është në kontakt të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe për t’i përkrahur ata kemi transportuar 9 policë të cilët janë ndjerë të sëmurë”, ka thënë KFOR-i në një përgjigje për Kanal10.
Policët në veri të vendit tash e 11 ditë kanë mbetur të bllokuar në pikat kufitare përtej barrikadave, kjo gjë ka ngritur shqetësimet e Sindikatës së Policëve dhe partive opozitare.
Ata kanë thënë se një gjë e tillë është përgjegjësi e institucioneve derisa nga partia në pushtet kanë thënë se po flitet se si tu ndihmohet atyre.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë