Pjetër Shala, përmes mbrojtjes së tij, më 24 prill 2023 ka dorëzuar dosjen paraprake në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Kjo është bërë e ditur, përmes njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK).
I njëjti version, është publikuar në gjuhën angleze dhe mund ta gjeni: KËTU.
Ndërkaq, Zyra e Prokurorit të Specializuar më 17 prill 2023, kishte dorëzuar versionin e redaktuar publik të dosjes paraprake në çështjen Pjetër Shala, sipas urdhrit gojor të trupit gjykues të 28 marsit 2023.
Ndryshe, më 27 mars 2023 në Dhomat e Specializuara është paraqitur dëshmitari i parë i prokurorisë në gjykimin ndaj Pjetër Shalës, kurse tutje janë dëgjuar edhe tre dëshmitarë të tjerë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndryshe, Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.
“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...