Pasi vëllai i tij kishte rezultuar të jetë infektuar me koronavirusin, ditë më parë një pjesëtarë i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK) nga komuna e Podujevës ishte futur në vetizolim.
Ky pjesëtar i FSK-së ende po vazhdon të qëndrojë në vetizolim.
Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e Mbrojtjes, Ibrahim Shala.
“Ju njoftojmë se pjesëtari i cili ka qenë në karantinë (vet izolim) nga Podujeva vazhdon të qëndrojë ende”, tha ai.
Shala, po ashtu ka shtuar se brenda FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes ende nuk kanë ndonjë të dyshuar për koronavirus.
“Deri më tash as FSK dhe as Ministria e Mbrojtjes nuk kanë ndonjë të dyshuar me infektim nga Koronavirusi”, ka shtuar Shala.
Ndërkohë Shala nuk ka treguar numrin e pjesëtarëve të FSK-së, të cilët aktualisht janë në krye të detyrës.
Ai, bëri të ditur se aktualisht në këtë fazë po punohet me staf të reduktuar.
“Në njësi të FSK-së punohet me staf të reduktuar, punohet vetëm me kapacitet e domosdoshme”, ka përfunduar ai.
Kujtojmë që ditë më parë vet komandanti i përgjithshëm i FSK-së, Rrahman Rama, ka bërë të ditur për futjen në vetizolim të pjesëtarit të FSK-së.
“Nuk kemi asnjë rast deri tash te pjesëtarët tanë. Dua ta njoftoj opinionin publik se rasti i fundit në Podujevë, vëllai i atij të infektuarit është pjesëtar i FSK-së. Është në karantinë në shtëpinë e tij. Nuk ka një sinjal ose ndonjë nevojë për tretman të veçantë. Jemi në kontakt por nuk ka ndonjë shqetësim nga ai dhe shpresojmë të mos ketë”, ka thënë Rama gjatë një emisioni televiziv.
Dy rastet e para e koronavirus në Kosovë ishin bërë publike të premten e 13 marsit ndërsa numri i të prekurve deri sot ka kaluar mbi 30 persona, ndërsa të dielën është shënuar edhe vdekja e parë nga ky virus.
Bëhet fjalë për 82 vjeçarin nga komuna e Podujevës. Viktima ishte babai i të infektuarit që kishte ardhur nga Italia.
Në vendet e rajonit numër i të prekurve dhe personave që kanë humbur jetën ka COVIT 19 është më i lartë. /arbresh.info/A. Çitaku
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...