15 gra pjesëtare në Policisë e Kosovës kanë marrë pjesë në ‘Konferencën Ndërkombëtare të Grave në Polici “IWPC2023”’, e cila u mbajt në qytetin e Auckland të Zelandës së Re.
Kështu ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Zelandën e re përmes një postimi në Twitter e cila ka theksuar se pjesëtaret e Policisë së Kosovës kanë parakaluar edhe në Paradën e Kombeve, shkruan Arbresh.info.
“Pesëmbëdhjetë policë të Kosovës, nga e gjithë Kosova marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Grave në Policinë IWPC2023. Parada e Kombeve të mëngjesit të sotëm na bëri krenarë për përparimin e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Today in Auckland 🇳🇿
Fifteen Kosovo 🇽🇰 Police officers from all over Kosovo participate in the International Women in Policing Conference #IWPC2023. This morning’s Parade of Nations made us proud of the progress of the Kosovo Police.
🇽🇰in🇳🇿 pic.twitter.com/02SdXrRAU2
— Kosovo in Australia (@KosovoinAUS) September 17, 2023
Për këtë rast, edhe ambasadorja e Kosovës në këtë shtet, Jetmira Bërdynaj-Shala ka thënë se ndihet krenare me përfaqësueset e Policisë së Kosovës.
“Nder dhe krenari t’i bashkohesha përfaqësueseve nga Policia e Kosovës në parakalimin e sotshëm në Auckland, Zelandë e Re. Policia e Kosovës ofron më shumë se siguri, është krenaria jonë!”, ka shkruar ambasadorja Bërdynaj-Shala./Arbresh.info
Nder dhe krenari t’i bashkohesha përfaqësueseve nga Policia e Kosovës në parakalimin e sotshëm në Auckland, Zelandë e Re.
Policia e Kosovës ofron më shumë se siguri, është krenaria jonë!
🇽🇰në🇳🇿 https://t.co/zg1GglishZ pic.twitter.com/HVwklpX7pn— Jetmira Bërdynaj Shala (@JBerdynaj) September 17, 2023
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp
Shpenzimet e shqiptarëve për lodrat e fëmijëve, importohet 1...
Man United ia cakton çmimin Rashfordit, i përballueshëm poth...
Erdogan paralajmëron kurdët/ Presidenti turk: Lini armët, os...
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, sot prezanton raportin ...
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora