Pjesëtarët e Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë këtyre ditëve të dimrit janë duke kryer trajnime të specializuara për teknikat e kërkim-shpëtimit malor në kushte dimërore.
Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e FSK-së në rrjetin social Facebook, ku thuhet se gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit do aftësohen për teknikat bazë të Skijimit, kërkimi në Ortekë, qasja tek personat e ngecur në ortekë dhe teleferik si dhe bartja e tyre me barelën e posaçme për borë dhe pajisjet speciale për evakuim.
Trajnimet e tilla i përgatisin pjesëtarët e FSK-së që të jenë të gatshëm për intervenime në raste emergjente të fatkeqësive natyrore./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?