Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë trajnimet

07:48 | 13 Prill 2018
V. S.

 

Ministria për Forcën e  Sigurisë së Kosovës organizon ceremoninë e përfundimit të trajnimeve të tremujorit të parë 2018 për pjesëtarët Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Aktiviteti do të realizohet sot në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes  në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.

Të pranishëm do të jenë zëvendësministri i FSK-së Burim Ramadani, Komandanti i Forcave Tokësore  Gjeneral brigade Enver  Cikaqi, Komandanti i  KDS-së Gjeneral brigade Irfete Spahiu dhe të ftuar të tjerë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme