Pjesëtarë të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës janë nisur drejtë Shqipërisë për t’i dalë në ndihmë ekipeve atje pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin mëngjesin e sotëm.
Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i FSK-së, Ibrahim Shala.
Ai ka thënë se ekipi tashmë është rrugës për Shqipëri.
“Konfirmojmë se është nisur njësia e FSK-së, njësia e kërkim shpëtimit që është pjesë e gardës kombëtare e është rrugës për Shqipëri”, ka thënë ai.
E sipas tij ekipi përbëhet nga 38 pjesëtarë të FSK-së dhe qenët për kërkim-shpëtim.
“Janë dërguar 38 pjesëtarë që janë njësi shumë e specializuar për kërkim shpëtim urban, kuptohet që bashkë edhe me ekipet që ne i quajmë ekip K9 që hynë edhe qenët që hynë në kësi raste e kërkojnë nëpër rrënoja”, ka shtuar ai
E udhëheqësi i Sektorit të Gjeofizikës dhe Gjeologjisë Inxhinierike në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, sizmologu Shemsi Mustafa në një prononcim dhënë për arbresh.info ka komentuar tërmetin.
Ai e ka quajtur termet shkatërrues.
“Tërmeti ka qenë i fuqishëm që ne e quajmë shkatërrues të ndërtimeve që nuk janë adekuate dhe ka mund të ketë edhe pasoja më të mëdha”, ka thënë ai.
E sipas Mustafës edhe tërmete të tjera më shkallë më të ulët do të godasin Shqipërinë ditëve në vazhdim.
“Pasgoditjet janë të rrezikshme sikur goditjet sepse nëse goditja ka shkatërruar elementet strukturore do të thotë ka bo plasa në elemente strukturore një pasgoditje me intensitet më të ulët mund të shkatërroj një ndërtesë sepse goditja e ka përgatit, ka krijuar qarje”, ka thënë ai./arbresh.info/
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri